Kërkohet ndalimi i TikTok-ut për të miturit në Kosovë

0
178

Pas rastit të vekjes së një 18-vjeçari në Podujevë, avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kufizojë qasjen e të miturve në Tik Tok dhe video lojëra.

“Por, duke vërejtur (modelin e veprimeve/ modus operandi), siç e quajmë në teorinë penale në rastin e vrasjes se 18-vjeçarit në Podujevë nga dy të mitur më të ri si viktima, pra shkakun banal për rend te berberi, ndjekjen me automjet dhe rrahjen me stupca të besjbollit shihet ndikimi nga video lojërat në Youtube dhe sidomos TiK Toku, lojërat e tipit FORTNITE, CALL OF DUTY e të ngjashme”, ka deklaruar Smakiqi.

Sipas tij, është urgjente që Qeveria të mbyllë të gjitha lokalet e video lojërave dhe të konfiskojë pajisjet e t’i shpallë të kundërligjshme sikurse kazinot.

“Prandaj, duke iu gëzuar faktit që kanë rënë gati në zero rastet me dekada kur të miturit kanë marrë pjesë në krime së bashku me madhorët për shkak të traditës shqiptare në konfliktet familjare, tash duhet të mbrohemi nga moderrniteti, teknologjia kriminale që kaq shpejt e kaq ashpër krijon të mitur vrasës, si rasti në Podujevë më 20.01.2024″, është shprehur avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here