Gjykata Themelore në Prizren njofton se ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona, dhe atë si në vijim:
Katër të pandehur (komisionerë) të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”
Një i pandehur në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor KKZ Prizren, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par.3 të KP-së.
Sipas njoftimit, nga ora 14:00, deri në ora 16:00, kanë përfunduar tre seanca dëgjimore, kurse seanca e 4-të dëgjimore, do të mbahet në orët në vijim.
Gjykata bë të ditur se brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren.














































