Qeveria ka votuar propozim-vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani që t’ia japë autorizimin ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të nënshkruar një marrëveshjeje kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, raporton Gazeta Express.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tregoi se për çfarë do të shërbejë marrëveshja.
“Kjo marrëveshje mbulon shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve dhe informacionit, si dhe përvojës në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i ndërsjellë i personelit, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, industrinë e mbrojtjes, mjekësinë ushtarake dhe shërbimet shëndetësore, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët, të cilat janë të cekura në nenin 4 të marrëveshjes”, tha ai.
Miratimi i këtij propozim-vendimi, Maqedonci tha se është “hap për nënshkrimin e marrëvesjes”.