Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO, njohësit e sigurisë: Moment pozitiv për të lëvizur përpara

0
356

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që në Kosovë të rriten kërkesat për pranimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më i zëshmi më kërkesa ka qenë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka deklaruar se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Kërkesa e ministrit Mehaj ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa edhe kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, kishte shkruar Torres në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Lidhur me kërkesat për anëtarësimin e Kosovës në NATO është deklaruar edhe ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

Kastrati në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se tani është koha e përshtatshme që Kosova të pranohet në NATO.

“Kosova qysh moti ka pasur një prej objektivave kryesore integrimin në NATO, dhe në Bashkimin Evropian, dhe kërkesat kanë qenë permanente për arsye se ne jemi të rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s dhe është interes jetik për Republikën e Kosovës. Por tash situata ka ndryshuar me luftën në Ukrainë, dhe bota do të jetë pak më ndryshe se sa ka qenë përpara, dhe është shumë kohë e përshtatshme edhe për NATO-n, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosova të jetë në procedurë të përshpejtuar që të bëhet anëtare e NATO-s”, ka pohuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here