“Kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi ndaj policëve”, Kurti takohet me shefin e misionit të OSBE-së

0
178

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport. Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti dhe Davenport biseduan për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe zyrës së BE-së në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së, në Kosovë.”

Mirëpo ZKM njofton se ata kanë biseduar edhe për procesin e zgjedhjeve të parakoshme në komunat verior. Kurti ka falënderuar shefin e OSBE-së për mbështetjen në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

“Ndër të tjerash, diskutuan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, me ç’rast Kryeministri shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.”

Kurti dhe Davenport kanë folur edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ata ballafaqohen. Për këtë Kurti ka thënë se është i shqetësuar me “kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës”.

“Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen. Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës.”

Pak më parë ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar versionin final të udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni, që do t’u hapte rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.

Sipas Krasniqit, Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here