Keqpërdorimi i shtesave për fëmijë, ministria e Financave del me njoftim të ri

0
119

Ministria e Financave ditë më parë ka nisur verifikimin për prindërit të cilët përfitojnë nga shtesat për fëmijë. E gjithë kjo ka nisur pas dyshimeve për keqperdorim.  Ky verifikim shtesë kërkohet për të vërtetuar që përfituesit jetojnë në Kosovë.

Ministria e Financave sërish sot ka dal me një njoftim të ri lidhur me këtë çështje. 

MF njofton se në këtë proces është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë, për t’u siguruar që fëmijet e tyre jetojnë në Kosovë.  Në njoftim thuhet se prindërit të cilët nuk kanë pranuar njoftim për verifikim, nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim dhe se shtesat për fëmijë do t’i marrin si çdo muaj tjetër në llogaritë e tyre.

“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë. Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here