Këpuca e Artë: Kane në krye, Haaland pranë tij, i ndjek Mbappe

0
52

Në garën për Këpucën e Artë, çmim që jepet për golashënuesin më të mirë në Evropë, Harry Kane ndodhet i vetëm në krye të renditjes.

Goli i shënuar nga ai kundër Leipzigut e ka ndihmuar sulmuesin anglez ta largojë nga konkurrenca Erling Haalandin dhe ta mbajë pas vetes edhe Kylian Mbappén në luftën për këtë çmim.

Në këtë moment, Harry Kane (Bayern Munich) i ka 42 pikë, ndërsa Erling Haaland (Manchester City) e ndjek me 40 pikë, derisa Kylian Mbappé (Real Madrid) renditet i treti me 38 pikë.

Statistikat e Këpucës së Artë llogariten me rëndësinë e ligave, shkruan “Gazeta Express”.

Golat në pesë ligat kryesore evropiane (si Anglia, Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca) vlejnë nga dy pikë secila, ndërsa ligat më poshtë renditjes marrin koeficient më të ulët.

Ndërsa renditja e golashënuesve është kryesisht e dominuar nga emra të mëdhenj të futbollit evropian, Lautaro Martinez, kapiteni dhe golashënuesi kryesor i Interit, edhe pse ka shënuar gola, nuk figuron në Top-20 të renditjes aktuale të Këpucës së Artë.

Ai i ka 22 pikë në këtë klasifikim, duke qëndruar jashtë grupit të futbollistëve që e kryesojnë garën.

Lista aktuale e përfshin edhe yllin kosovar, Vedat Muriqi me 28 pikë, i cili momentalisht renditet para Lautaros, dhe shumë golashënues të tjerë që po shfaqin formë të mira në kampionatet e tyre përkatëse. /Gazeta Express

Lista e Këpucës së Artë

1. Harry Kane (Bayern Munich) 42 pikë

2. Erling Haaland (Manchester City) 40

3. Kylian Mbappé (Real Madrid) 38

4. Igor Thiago (Brentford) 32

5. Darko Lemajic (RFS) 28

6. Vedat Muriqi (Malloarca) 28

7. Ayase Ueda (Feyenoord) 27

8. August Priske (Djurgardens) 27

9. Daniel Karlsbakk (Sarpsborg) 27

10. Ibrahim Diabate (GAIS) 27

11. Klaemint Olsen (NSI Runavik) 26

12. Vangelis Pavlidis (Benfica) 25.5

13. Leo Walta (Sirius) 24

14. Mason Greenwood (Marsiglia) 24

15. Aleksandar Katai (Stella Rossa) 22.5

16. Luis Suarez (Sporting CP) 22.5

17. Dan Biton (Hapoel Be’er Sheva) 22.5

18. Stefan Ingi Sigurdarson (Sandefjord) 22.5

19. Ferran Torres (Barcelona) 22

20. Lautaro Martinez (Inter) 22

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here