Çiftet e reja zakonisht zgjedhin sezonin veror për të kurorëzuar lidhjen e tyre në fejesë apo dashurinë në martesë. Unaza e fejesës apo martesës për vajzat është një ëndërr që fillon që në vegjëli, ashtu sikurse ëndërrojnë edhe për fustanin e bardhë të nusërisë.
Nëse këtë vit keni planifikuar ceremoninë tuaj, ne po ju rendisim disa nga modelet më të bukura të unazave nga të cilat mund të frymëzoheni pa frikë.