Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele ‘shik’ dhe super verore

0
319

Sapo marrim ftesën për të qenë pjesëmarrëse në një martesë na kapin emocionet dhe kryesisht ankthi se çfarë do të veshim.

Sigurisht që veshja duhet të përshtatet me ambientin, kohën etj, dhe kur dasma zhvillohet në verë duhet të jemi të kujdesshme të përzgjedhim veshje që transmetojnë freski.

Mini fustan i bollshëm

Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele

Jo të gjitha dasmat kërkojnë kode veshjesh formale. Për ceremonitë rinore , të festuara në vende ekskluzive si në plazh ose në fshat, ose në orët veçanërisht të nxehta, pranohet një mini-fustan. Në fakt, me kujdesin e duhur, edhe fustanet më të shkurtër mund të jenë ‘class’. Për festat e ditës fokusi është tek modelet bon-ton, me ngjyra të forta dhe me pamje klasike. Ndërsa për festat e mbrëmjes mund të guxoni me teminat dhe puplat, pa e ekzagjeruar në këtë rast me grimin dhe aksesorët.

Një set

Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele

Një set do të ishte perfekt në ceremonitë e dasmave, por jo vetëm. Setet do t’ju lehtësojnë një punë të madhe kur bëhet fjalë për kombinimin, sidomos me aksesorët, sepse shkojnë me çdo gjë. Një palë sandale me takë dhe rripa të hollë do t’ju tregonte shumë elegante.

Fustanet midi

Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele

Një fustan midi pak më poshtë gjurit i drejtë, kombinuar me një pëlhurë sipër dhe një palë sandale me takë, do ta përqendronte të gjithë vëmendjen e njerëzve përreth, mbi ju.

Jumpsuit me pantallona ‘palazzo’

Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele

Jumpsuit-ët mbeten veshja më elegante dhe magjepsëse për ceremonitë verore. Përzien komoditetin dhe stilin, duke gjeneruar një siluetë komode dhe jashtëzakonisht trendi. Ato variojnë nga modelet më të guximshme, me të çara dhe të prera e deri tek ato më klasike, me shpatulla të mbuluara me mëngë të fryra.

Fustan i gjatë dhe i thjeshtë

Keni dasmë në Gusht? Frymëzohuni nga këto 5 modele

Një zgjedhje shumë e zgjuar dhe e bukur janë fustanet e gjatë dhe të thjeshtë, mundësisht në ngjyrat e ëmbla. Në një mot të nxehtë fustanet jo të ngarkuara qoftë në model dhe në ngjyrë do ju tregojnë shumë ‘shik’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here