Këmbët mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj kardiovaskular, ja çfarë duhet të dini

0
106

Ekspertët thonë se ndryshimet më të vogla në këmbë mund të jenë tregues i problemeve serioze shëndetësore që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Një nga simptomat më të zakonshme që lidhen me këto ndryshime është mpirja ose ndryshimet në thonjtë, të cilat mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes së arteries periferike, një gjendje që rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

Kirurgët vaskularë dhe ortopedët shpjegojnë se këmbët shpesh janë pjesa e parë e trupit që preket nga sëmundja arteriale periferike, e shkaktuar nga ateroskleroza, grumbullimi i depozitave yndyrore në muret e arterieve.

Ky proces mund të reduktojë qarkullimin e gjakut, jo vetëm në zemër, por edhe në organe të tjera, duke rritur mundësinë e komplikacioneve të rënda kardiovaskulare.

Studimet kanë treguar se një në katër të rritur mbi moshën 60 vjeç mund të vuajnë nga sëmundje të padjegnuara të zemrës, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të qarkullimit të gjakut në këmbë.

Si shfaqen shenjat?

Një kirurg vaskular rekomandon disa mënyra të sigurta për të mbajtur këmbët të shëndetshme dhe për të parandaluar komplikacionet. Ndryshimet e mundshme përfshijnë:

Kolesteroli i lartë: Bllokimi i enëve të vogla të gjakut në gishta mund të çojë në simptoma si këmbë të ftohta, të mpira ose të ënjtura. Kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e thonjve, duke i bërë ato më të brishta ose të trasha.

Dhimbjet gjatë ecjes: Dhimbja që ndodhet gjatë ecjes, e njohur si klaudikacion intermitent, është një tjetër simptomë e zakonshme e arteriosklerozës.

Simptoma të tjera: Ndjesia e shpimit të gjilpërave, djegia, dhimbja dhe plagët që nuk shërohen janë gjithashtu shenja që nuk duhet të injorohen.

Po ashtu, ndryshimet në këmbë mund të jenë një tregues i diabetit të tipit 2. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë enët e vogla të gjakut dhe të shkaktojnë neuropati, që e bën të vështirë ndjenjen e dëmtimeve apo plagëve në këmbë, duke rritur rrezikun e infeksioneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here