Keijsi është përjashtuar nga edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania për shkak të shkeljes së rregullave. Pas largimit nga shtëpia, ai ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar detaje mbi marrëdhëniet e tij me Stelinën dhe Inën, si dhe ka komentuar lojën brenda formatit.
Sa i përket raportit me Stelinën, Keijsi ka bërë të ditur se kjo histori ka marrë fund përfundimisht. Ndërsa për Inën, ai ka deklaruar se njohja mes tyre do të vazhdojë jashtë shtëpisë së BBVA.
Duke folur për situatat e krijuara, Keijsi theksoi se Ina është goditur rëndë në aspektin moral nga mënyra se si u trajtua loja.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, u shpreh ai.
Ai sqaroi gjithashtu se Ina nuk ka qenë shkak i ndarjes me Stelinën.
“Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty. Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”.
Në fund, Keijsi shtoi se qëndrimi i Stelinës ka qenë i qëllimshëm, ndërsa planet me Inën janë të qarta.
“Stelina erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, shtoi ndër tjerash./04 Online














































