KEDS-i zvogëlon humbjet e energjisë elektrike në 12.67%

0
60

KEDS-i ka arritur të ulë ndjeshëm nivelin e humbjeve në rrjetin elektrik gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti. Humbjet ranë në 12.67%, krahasuar me 13.29% në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky përmirësim prej më shumë se gjysmë pikë përqindjeje është rezultat i drejtpërdrejtë i aksioneve të pandërpera në terren gjatë gjithë kësaj periudhe me fokus në Iuftën kundër vjedhjeve të energjisë elektrike, sikurse edhe masave të ndërmarra për modernizimin e rrjetit dhe forcimin e kontrollit teknik.

Piceria nga Lipjani që duhet të paguajë rikthim të humbjeve prej 14 mijë eurosh, pompa e benzinës në Ferizaj që duhet të paguajë mbi 27 mijë euro si rikthim të humbjeve, apo kultivuesi i kriptove nga Suhareka që duhet të paguajë gati 44 mijë euro si rikthim të humbjeve, janë në mesin e qindra bizneseve që KEDS-i i zuri duke keqpërdorur energjinë elektrike dhe dhanë efektin e tyre.

Reduktimi i humbjeve mbetet ndër prioritetet kryesore të kompanisë, duke qenë një ndër indikatorët më të rëndësishëm të performancës në sektorin energjetik. KEDS-i, krahas aksioneve të pandërprera, ka investuar ndjeshëm edhe në teknologji të avancuara, si sistemet inteligjente të matjes (AMI), SCADA, dhe digjitalizimin e menaxhimit të rrjetit, që mundësojnë identifikimin e hershëm të devijimeve dhe ndërhyrjen efikase në terren.

Përmes fushatës ndërgjegjësuese “Rryma t’kushton më lirë kur e paguan”, KEDS po synon të rrisë vetëdijen qytetare për pasojat ekonomike dhe ligjore të vjedhjes së energjisë. Kjo fushatë thekson se energjia është pasuri publike dhe vjedhja e saj dëmton gjithë sistemin, duke ngarkuar faturat e qytetarëve të ndershëm.

KEDS-i falënderon konsumatorët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e modernizimit dhe stabilizimit të rrjetit elektrik. Kompania mbetet e përkushtuar të vazhdojë investimet në infrastrukturë, transparencë dhe shërbime më cilësore për qytetarët e Kosovës, duke e bërë rrjetin elektrik gjithnjë e më efikas, të qëndrueshëm dhe të drejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here