KEDS-i si kthen përgjigjje kuvendarëve të Prizrenit rreth risistemimit dhe rregullimit të rrjetit elektrik

0
287
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Gjendja e rrjetit elektrik dhe kabllove përçuese të energjisë elektrike në disa pjesë të qytetit të Prizrenit paraqet rrezikshmëri për qytetarët, nga të cilët ka kohë që kërkohet të ketë investimet e duhura.

Së fundmi, pikërisht për këtë problem një kërkesë drejtuar KEDS-it e kanë dorëzuar dhe Kuvendarët e Kuvendit të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook dhe kuvendari nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Kastrati, i cili përveç të tjerash tha se nga KEDS nuk kanë pranuar as edhe një përgjigje. Po ashtu, ai ka theksuar edhe njëherë që derisa kërkesa e tyre të plotësohet ata nuk do të ndalën derisa institucioni në fjalë të ju përgjigjet kërkesave jetësore për qytetarët.

Postimi i plotë nga Bajram Kastrati:

“Me datë 26.01.2023, me nënshkrim të të gjithë kuvendarëve të Kuvendit të Prizrenit, kemi parashtru kërkesë në zyrët e KEDS-it në Prizren për: Risistemimin dhe rregullimin e rrjetit elektrik në Prizren.

Përveç që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, nuk kemi pranuar as edhe një përgjigje me shkrim së paku.

Një institucion që nuk përfill kërkesat e përfaqësuesëve të qytetarëve, çfarë meriton tjetër përveç që t’i përgjigjemi me të njëjtën formë, injorim. Ne nuk do të ndalemi derisa jo vetëm të merret parasysh këkesa jonë që është shumë legjitime, por ky institucion dhe secili që shërben qytetarët dhe përfiton nga qytetarët, ti trajtoj në formën më të mirë të mundshme, pasi që qytetari për ta është “Mbret”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here