KEDS-i bën thirrje për kursim të energjisë, pesë komuna me probleme

0
55

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se janë përfunduar të gjitha parapërgatitjet për të siguruar energjinë elektrike gjatë festave të fundvitit.

Sipas njoftimit, pjesë e planit të këtij vitit është realizimi i afro 280 projekteve për përmirësimin e rrjetit elektrik, përfshirë mirëmbajtjet e kryera gjatë verës, që kanë synuar rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit.

KEDS-i u ka bërë thirrje konsumatorëve të kursejnë energjinë, sidomos për ngrohjen me energji elektrike.

Ata inkurajohen të përdorin alternativa për ngrohje dhe të kontribuojnë në uljen e ngarkesës në rrjet, për të lehtësuar situatën për të gjithë.

Për t’u siguruar që konsumatorët do të kenë drita gjatë festave, KEDS-i ka angazhuar rreth 1.000 punëtorë dhe 135 makineri, përfshirë automjete të ndryshme dhe makineri të rënda.

Puna e tyre do të mbështetet nga 68 vetura, 31 platforma, 16 makineri të rënda dhe 4 automjete për detektimin e kabllove.

Ndër sfidat kryesore, KEDS-i ka theksuar rajonet të Ferizajt, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Gjilanit, të cilat janë përballur me mbingarkesa të shkaktuara nga kërkesa e lartë për energji.

Në Malishevë, implementimi i superpërçuesit ka dyfishuar kapacitetet dhe ka përmirësuar situatën krahasuar me vitet e kaluara.

“Aktualisht, sfidë vazhdon të mbeten rajonet të Ferizajt, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Gjilanit, si pasojë e mbingarkesave të shkaktuara. Në Malishevë, si rezultat i implementimit të superpërçuesit nga KEDS-i, kapacitetet janë dyfishuar dhe situata po qëndron më mirë krahasuar me vitet e kaluara. U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike kudo që është e mundur. Kujdes të shtuar të kihet me ngrohjen me energji elektrike. Ftojmë konsumatorët që nëse kanë alternativa të tjera për ngrohje, t’i përdorin ato”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here