Kearns: Të gjithë deputetët e Aleancës për Shqiptarët i bashkëngjiten letrës së perëndimorëve, në mbështetje të Kosovës

0
193

Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së.

Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se i ka ardhur një konfirmim.

“Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi”.

“Me këtë rast Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here