Kearns pas takimit me Osmanin: Jetike të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë

0
109

Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

Kearns është takuar në Britani të Madhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

Presidentja Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here