Kearns: Dy javë kur Radoiçiq e pranoi sulmin dhe ende mbetet i lirë, zhgënjyese që Kosova mbetet nën masa

0
171

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, tha edhe pse tashmë u bënë dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra rreshteri policor, Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi.

“Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Kearns, tha se Radoiçiq duhet t`i dorëzohet Kosovës.

“Serbia përshkallëzohet dhe më pas nuk ka përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare. Thellësisht zhgënjyese që Kosova mbetet nën masat e BE-së. Serbia madje shpalli zi kombëtare për terroristët”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here