Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kundërshtimit të Komisionit Evropian ndaj deklaratave të presidenti i Këshillit Evropian, Michel gjatë samitit të Bledit në Slloveni për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka reaguar duke deklaruar se është më mirë të qëndrohet në autobusin e BE-së sesa në aeroplanin rus, ngase një veprim i tillë, sipas tij, mbetet më i sigurt.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”, ka shkruar Rama.
Komisioni Evropian ka rrëzuar sot objektivin e Charles Michel për 2030 për zgjerimin e BE-së.
Dy institucionet kryesore në Bruksel janë përplasur përsëri pasi ekzekutivi i BE-së u tërhoq kundër deklaratave të presidentit të Këshillit Evropian të hënën se blloku duhet të jetë gati t’i pranojë anëtarët e rinj në vitin 2030.