KDI: Petrit Hoxhaj asambleisti më aktiv i Komunës së Prizrenit në periudhën maj 2023 – shkurt 2024

0
325

Petrit Hoxhaj, asambleist i partisë “GUXO” në Kuvendin e Prizrenit sot është zgjedhur si anëtari më aktiv i këtij institucioni nga KDI-ja.

Si anëtari më aktiv i Kuvendit Komunal të Prizrenit gjatë monitorimit të perfomancës maj 2023 – shkurt 2024.

Hoxhaj, njëherit është zgjedhur i dyti në nivel vendi.

“Marrja e kësaj mirënjohjeje si Asambleisti i parë më aktiv i Komunës së Prizrenit është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e pranoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë.
Po ashtu në nivel vendi i 2-ti me performanc të mirë.”, ka thënë në mes tjerash Hoxhaj.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Marrja e kësaj mirënjohjeje si Asambleisti i parë më aktiv i Komunës së Prizrenit është një nder i madh dhe një përgjegjësi që e pranoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë.
Po ashtu në nivel vendi i 2-ti me performanc të mirë.
Para së gjithash, dua të falënderoj të gjithë ata që ishin dhe janë gjithmonë pranë meje, për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar dhe besimin në punën time. Pa ju, ky sukses nuk do të ishte i mundur. Faleminderit familjes sime për durimin dhe përkrahjen e palodhshme. Faleminderit kolegëve të mi, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Faleminderit qytetarëve të Prizrenit, për besimin dhe përkrahjen që më keni dhënë. Jam këtu për ju dhe për të punuar çdo ditë për të përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit tonë. Kjo mirënjohje është një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe një motivim shtesë për të vazhduar me përkushtim.
Në fund, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë besuar në mua dhe kanë kontribuar në suksesin tim. Kjo mirënjohje është për të gjithë ne dhe për angazhimin tonë të përbashkët për një Prizren më të mirë.”, ka thënë Hoxhaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here