KB Prizreni ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin verimaqedonas të emëruar javën e kaluar në postin e trajnerit, pas vetëm një ndeshjeje të udhëhequr në Superligë.
Igor Mihajlovski udhëhoqi ekipin e Prizrenit në derbi lokal ndaj Bashkimit në fundjavën që e lamë pas, ndërsa sot bardhezinjtë bënë të ditur se ndajnë rrugët me trajnerin pasi që ai nuk ka arritur të bind menaxhmentin e klubit rreth punës së tij.
“Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timionet i klubit bardh e zinjë.
Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte.
Gjatë javës do t’ju informojm për timonierin e ri.” – ka shkruar KB Prizreni në njoftimin e botuar së fundi.
KB Prizreni nisi stinorin me trajnerin turk Tuncay Bostanci. Atë e largoi nga pozita e trajnerit për ta zhvendosur në pozitë të këshilltarit, ndërsa emëroi Mihajlovskin në vend të tij. E aventura e Mihajlovskit ka qenë më e shkurta ndonjëherë për një trajner në Kosovë ndonjëherë – duke u shkarkuar menjëherë pas humbjes në derbi.
Bardhezinjtë janë të parafundit në renditje tabelare të Superligës me bilanc 5-13 pas 18 xhirove. Ekipi njëjtë, edhe në stinorin e kaluar kishte përfunduar në pozitat playout, përmes së cilës mbijetoi në Superligë./Topsporti