KB Bashkimi reagon pas incidentit në ndeshjen kundër Pejës

0
100

Klubi i basketbollit “Bashkimi” nga Prizreni ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes me KB “Peja”. Në një njoftim zyrtar, klubi ka sqaruar se situata ndodhi për shkak të një keqmenaxhimi nga ana e sigurimit të brendshëm dhe nuk kishte të bënte me akterët brenda fushës së lojës, raporton 04 Online.

KB “Bashkimi” thekson se sporti është festë dhe garë e ndershme, duke kërkuar falje për çdo shqetësim që mund të jetë shkaktuar. Klubi rithekson përkushtimin për promovimin e frymës sportive dhe zhvillimin e basketbollit në qytetin e Prizrenit.

NJOFIM DHE SQARIM PËR SPORTDASHËSIT E PRIZRENIT DHE ADHURUESIT E BASKETBOLLIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Të nderuar,

Duke iu falënderuar për përkrahjen tuaj të vazhdueshme dhe dashurinë ndaj basketbollit, dëshirojmë të ju informojmë dhe sqarojmë lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen e fundit të zhvilluar nga klubi ynë.

Për fat të keq, për shkak të një keqkuptimi dhe reagimit jo të duhur në menaxhimin e situatës nga ana e sigurimit të brendshëm, i cili është i kontraktuar nga klubi për t’u kujdesur për sigurinë në sallë, në mënyrë tërësisht të paqëllimshme ndodhi një incident dhe një situatë e papëlqyeshme, në mes intervenimit të pjestarëve të tij me mosdije, rezultati tashmë është i qartë. Veprime këto që nuk pasqyrojnë vlerat dhe përkushtimin tonë sportiv.

Incidenti nuk kishte të bëjë me asnjë nga akterët brenda fushës as me gjyqtarët as me klubin KB Peja, siç edhe shihet në të gjitha videot dhe fotografitë se incidenti i ndodhur në zonën e ulëseve që gjinden në parket dhe në asnjë moment akterët që gjinden brenda fushës nuk kanë qenë të attackuar.

Jemi të vetëdijshëm që sporti është festë, bashkim dhe garë e ndershme, ndaj ndjejmë keqardhje të thellë për çdo shqetësim që kjo situatë mund të ketë shkaktuar.

Kryesia e KB Bashkimi është plotësisht e bashkuar dhe e përkushtuar për të njëjtin qëllim: ngritjen e konkurrencës sportive, forcimin e dashurisë për basketbollin dhe zhvillimin e jetës sportive në qytetin tonë. Në asnjë moment nuk përkrahim energji negative apo veprime që cenojnë vlerat e sportit.

Misioni dhe vizioni ynë është i qartë – ta kthejmë klubin tonë aty ku e ka vendin: në majat e garave të Republikës së Kosovës. Fokusi ynë do të jetë gjithmonë tek ruajtja e frymës sportive dhe promovimi i kulturës së garës së ndershme.

Nuk dëshirojmë t’i japim kahje negative një ngjarjeje sportive që në thelb mbetet një festë për të gjithë ne. Le të vazhdojmë të jemi së bashku në çdo hap dhe të mbështesim me zemër basketbollin dhe sportin e pastër – sepse vetëm së bashku mund të ngjitemi në nivele më të larta!!, thuhet në reagimin e KB “Bashkimi” në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here