Në katër vjetorin e ndarjes nga jeta, LRFPZ ka kujtuar njeriun që dha gjithçka për futbollin prizrenas, dhe jo vetëm, Agim Bytyqin.
Sipas kryetari të LRFPZ-së Mirsad Qollaku, Bytyqi ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh për sportin prizrenas, duke quar përpara ëndrrat e shumë të rinjve dhe njëherit duke plotësuar pritshmëritë e mbështetësve të flaktë të këtij sporti, përcjell 04 Online.
“Sot mbushen 4-tër vite, kur u nda nga jeta Agim Bytyqi.
Ai, gjatë gjithë jetës ishte një punëtror i madhë i përkushtuar i futbollit. Mbi 25 vite kishte qenë në pozita udhëheqëse në klubin Liria, më së shumti në pozitën e kryetarit.
Roli dhe kontributi tij, që madhëron veprën dhe e bënë të paharruar emrin e tij, është koha viteve të 90-ta.
Atëherë, kur futbolli Kosovar, krahas arsimit, shëndetësisë, dhe veprimtarive të tjera, po këkronte pavarësimin nga adminsitrata e dhunshme serbe.
Ai, u vu në ballë të rezistencës aktive me shumë bashkëveprimtarë, përfshirë trajnerë, futbollistë etj.
Në këtë kohë baca Agim, vendoset në krye të futbollit, duke qenë një ga udhëheqësit kryesor dhe ideator i pavatësimit të futbollit.
Ishte kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës , që nga vitit 1991 veproi ndamas dhe i pavarur nga regjimi shtypës e vrastar i Beogradit.
Guximi dhe vepra e të ndjeri Agim Bytyqi, bënë që emri tij të shkruhet me shkronja të arta në historinë më të re të futbollit Kosovar.
Me këtë rast, LRFPZ e kujton me nder e respekt të madh figurën e Agim Bytyqit.”, ka thënë Qollaku./04 Online