Katër simptoma delikate të demencës që mund t’i dallojmë gjatë ecjes

0
275

Demenca është një term i përgjithshëm për humbjen e aftësisë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime, në masën që ndërhyn në jetën e përditshme të një personi.

Sipas gazetës “Sun”, shumica e njerëzve me këtë sëmundje progresive diagnostikohen vonë pasi testet janë komplekse dhe simptomat mund të jenë të paqarta.

Diagnoza e vonë do të thotë që të sëmurët kanë më pak kohë për të provuar opsionet e mundshme të trajtimit dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre, paralajmërojnë mjekët.

Megjithëse humbja e kujtesës dhe harrimi i disa gjërave janë disa nga shenjat e para të sëmundjes, ka simptoma të tjera më pak të njohura që shumica e njerëzve i injorojnë.

Siç shpjegojnë mjekët, disa nga simptomat mund të shfaqen kur ecim. Këto janë një ndjenjë e dobët e drejtimit, një ritëm më i ngadalshëm i ecjes, hapa më të vegjël dhe lëvizje e shtuar e krahut gjatë ecjes.

Edhe pse secila nga këto shenja nuk do të thotë domosdo menjëherë se një person vuan nga demenca, studimi tregoi se pikërisht këto ndryshime mund të tregojnë fillimin e sëmundjes.

Ndryshimet në fjalë ndodhin kryesisht për shkak se personat me demencë kanë probleme me ruajtjen e ekuilibrit gjatë kohës që janë në lëvizje, pra kur ecin, thonë autorët e hulumtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here