Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Deçan e Malishevë.
Fushë Kosovë, 20.04.2022 – 05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në familje kishte kanosur bashkëshorten e tij si dhe babanë e tij.
Sipas deklaratës së viktimës-bashkëshortes, i dyshuari në të kaluarën përveç dhunës fizike kishte ushtruar edhe dhunë psiqike. Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Deçan, 20.04.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës fizike viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Malishevë, 20.04.2022 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte kanos bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Malishevë, 20.04.2022 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/