Dy meshkuj kanë njoftuar në Stacionin Policor në Prizren se janë sulmuar fizikisht nga katër persona të tjerë.
Dy meshkuj nga Prizreni gjatë ditës së martë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur të cilët ishin të maskuar dhe të njejtit kanë qenë të maskuar.
Sipas deklaratës së viktimave bëhet e ditur se katër të dyshuarit me masaka nën kërcnimin e revoles kanë sumuar fizikisht pa ditur se përse po sulmohen, raporton SO.
Policia e Kosovës njofton se viktimat si pasoj e sulmit kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Poashtu, ata njoftojnë se në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.
“Prizren 31.01.2023-23:00. Dy viktimat meshkuj kosovar, kanë njoftuar se për shkaqe të panjohura katër persona të panjohur me maska dhe nën kërcënimin e revoles i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.Në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive.” thuhet në njoftimin e policisë.