Katër futbollistë mbesin jashtë, nuk përfshihen në listën e Kosovës kundër Zvicrës

0
264

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.

Në faqen e UEFA-s është publike lista me futbollistët që Primoz Gliha do t’i ketë në dispozicion për sonte.

Në këtë listë mungojnë Zymer Bytyqi, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti dhe Valon Zumberi, të cilët ishin të ftuar nga Gliha për ndeshjet e shtatorit; ndaj Zvicrës dhe Rumanisë. Lista e futbollistëve të ftuar ishte publikuar më 31 gusht.

Për asnjërin futbollistë nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar.

Sa i përket Hotit dhe Zumberit, ajo që dihet është se të dy luajtën të premten mbrëma për Kosovën U21, që pësoi humbje në udhëtim ndaj Polonisë U21 me rezultatin 3:0. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2025”.

Të dytë ishin titullarë dhe e luajtën tërë ndeshjen. Zumberi mbajti shiritin e kapitenit.

Kujtojmë se sonte do të jetë përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here