Kastrati: Përmirësimi i kushteve dhe shërbimeve shëndetësore do të jetë prioriteti im në Kuvendin e Prizrenit

0
65

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK, Bajram Kastrati, ka theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe shërbimin shëndetësor në komunitet, gjatë angazhimeve të tij për lagjen “Arbanë”, shkruan 04 Online.

Kastrati ka thënë se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), ku sipas tij ka adresuar çdo kërkesë dhe ankesë që ka qenë legjitime dhe e nevojshme për komunitetin.

“Takime të vazhdueshme me stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë, ku kam adresuar secilën ankesë e kërkesë që ka qenë legjitime dhe e nevojshme për komunitetin.”,ka thënë Kastrati.

Ai gjithashtu ka theksuar bashkëpunimin dhe ka përgëzuar stafin e QMF-së për shërbimet profesionale dhe cilësore që kanë ofruar për qytetarët.

“Bashkëpunim dhe kujdesje për çdo nevojë të QMF-së dhe të stafit, të cilët unë personalisht i përgëzoj për shërbimet shumë profesionale dhe cilësore.”

Kastrati ka theksuar se si përfaqësues i qytetarëve në kuvendin komunal të Prizrenit, përkushtimi i tij për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve shëndetësore do të vazhdojë të jetë prioritet.

“Kujdesi dhe interesimi për kushte dhe shërbime sa më të mira në secilin institucion shëndetësor, do vazhdojë të jetë primar për mua si përfaqësues i qytetarëve në kuvendin komunal të Prizrenit. Shëndeti i qytetarëve është mbi gjithçka tjetër.”, ka thënë në mes tjerash Kastrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here