Kastrati: Miratimi për shpronësimin e pronës në lagjen Arbanë, një lajm i mirë për komunitetin

0
226

Bajram Kastrati, kandidat për Kuvendin e Prizreni nga radhët e LDK-së, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronës nën menaxhimin e AKP-së në lagjen Arbanë, shkruan 04 Online.

Ai kujton se rreth dy vite më parë kishte inicuar kërkesën për shpronësimin e kësaj prone në Komunën e Prizrenit, me qëllim që ajo të përdoret për ndërtimin e objekteve edukativo-arsimore dhe sportive. Kastrati shpreh kënaqësinë që një proces kaq i rëndësishëm për komunitetin po realizohet.

Postimi i plotë i Bajram Kastratit

Më në fund një lajm i mirë!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronës që është nën menaxhimin e AKP-së, në lagjen Arbanë.

Rreth dy vite më parë, në Kuvendin e Prizrenit kemi inicuar dhe proceduar kërkesën për shpronësimin e kësaj prone, e cila është e destinuar për ndërtimin e objekteve edukativo-arsimore dhe sportive.

Aktualisht në proces është edhe prona tjetër e cila është e dedikuar për stadiumin e lagjes. Për këtë arsye, jemi vazhdimisht në kërkim të miratimit të saj dhe shpresojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovojë sa më shpejt edhe këtë kërkesë shumë legjitime dhe shumë të nevojshme.

Urime për të gjithë qytetarët e lagjes Arbanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here