Kastrati: Kuvendi Komunal duhet të jetë zëri i qytetarëve dhe interesave të tyre

0
82

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajram Kastrati, ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit aktiv të qytetarëve në institucionet lokale, duke e cilësuar Kuvendin Komunal si mekanizmin kryesor për adresimin e kërkesave dhe halleve të tyre, shkruan 04 Online.

Sipas Kastratit, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin Komunal. Ai ka rikujtuar se gjatë mandatit të tij ka ngritur dhjetëra çështje dhe kërkesa në emër të qytetarëve, duke e kthyer Kuvendin në një instrument funksional të komunikimit ndërmjet pushtetit dhe komunitetit.

“Kam ngritur dhjetëra çështje dhe kërkesa në emër të qytetarëve, duke e kthyer Kuvendin në një mekanizëm të vërtetë të adresimit të halleve të tyre,” ka deklaruar ai.

Kastrati ka shtuar se gjatë përditshmërisë, në cilësinë e kuvendarit, ka takuar qytetarë me kërkesa dhe nevoja të ndryshme. Ai ka nënvizuar se së bashku me këshillin e lagjes ka identifikuar projektet në interes të përgjithshëm dhe ka ngritur çdo çështje në seancat e Kuvendit, duke i ndjekur më pas deri në realizim.

Në fund, Kastrati ka theksuar se Kuvendi Komunal është i qytetarëve dhe duhet të mbrojë interesat e tyre, duke shërbyer si ura lidhëse midis tyre dhe institucioneve komunale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here