Kastori euro-aziatik rikthehet në Kosovë pas gati 200 vitesh

0
118

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se pas pothuajse 200 vitesh, kastori euro-aziatik është rikthyer në natyrën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se ky rikthim është një shenjë e mirë, pasi tregon se numri i tyre mund të rimëkëmbet.

“Organizata jonë ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së kastorit në listën e kafshëve strikt të mbrojtura dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet mundësia e marrjes së një vendimi zyrtar për mbrojtjen e kastorit, në mënyrë që të mos vritet nga gjuetarët apo njerëzit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, thuhet se kastorët janë një specie kyçe për ekosistemin dhe ndikimi i tyre pozitiv në natyrë është i jashtëzakonshëm:

 Përmirësojnë cilësinë e ujit – Digat që kastorët krijojnë ndihmojnë në filtrimin e ujit, duke përmirësuar cilësinë e tij dhe duke mundësuar krijimin e habitatit për specie të tjera.
 Rivendosin balancën e natyrës – Kastorët ndikojnë në stabilizimin e ekosistemeve dhe ruajnë ekuilibrin natyror, duke siguruar që ajo të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
 Parandalojnë gërryerjen e tokës – Digat që ndërtojnë kastorët ndihmojnë në mbajtjen e dheut dhe rërës në vend, duke parandaluar shembjen e brigjeve të lumenjve dhe përrenjve. Kjo mbron tokën nga dëmtimet dhe ndihmon në krijimin e një ekosistemi më të qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here