Pas suksesit të madh në garën ndërkombëtare të mbajtur ditë më parë në Strugë të Maqedonisë së Veriut, Klubi i Karatesë “Drini” është duke i vazhduar përgatitjet për një garë tjetër ndërkombëtare.
Muhamet Kolgeci, trajner i klubit për 04 Online ka thënë se janë në përgatitje për të marrë pjesë në garën e ardhshme ndërkombëtare që pritet të mbahet në muajin nëntor në qytetin e Vlorës.
“Po, ne menjëherë kemi vazhduar me përgatitjet për garën e ardhshme ndërkombëtare, shpresojmë se garuesit tanë do të kenë paraqitje të mira”, ka thënë Kolgeci për 04 Online.
Për dallim nga gara në Strugë, klubi nga Prizreni pritet të merr pjesë me një numër më të madh të garuesve.
Si më posht shikoni disa momente nga përgatitjet e klubit shumë të suksesshëm në sportin e karatesë./04 Online