Karanfil Haxhillari kandidon për mandatin e tretë në Kuvendin e Prizrenit

0
110

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Karanfil Haxhillari, me numrin 2 në listën zgjedhore, rikandidon për mandatin e tretë si kuvendar, shkruan 04 Online.

Haxhillari ka theksuar se dy mandatet e kaluara i ka shërbyer me transparencë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve, ndërsa premton vazhdim të angazhimit në turizëm, arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe mirëqenie sociale.

Postimi i plotë i Karanfil Haxhillarit

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Me numrin 2 në listën fituese nga Lëvizjes Vetëvendosje!, kam vendosur të garoj për mandatin e tretë si Kuvendarë në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Përvoja ime në dy mandatet e kaluara ka qenë e udhëhequr nga përgjegjësia, transparenca dhe përkushtimi për të përfaqësuar me dinjitet zërin tuaj – zërin e qytetarit të zakonshëm që kërkon drejtësi, zhvillim dhe barazi.

Me mbështetjen tuaj, synoj të vazhdoj të jem zëri i kërkesave tuaja dhe të shtyj përpara politikat që sjellin përmirësime reale në turizëm, arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe mirëqenie sociale.

✅105 Lëvizja Vetëvendosje! me kryetar Artan Abrashi është zgjidhja.

✅ Më 12 tetor, voto numrin 2 në listën e Vetëvendosjes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here