Kaq minuta ju duhen për të forcuar kockat

0
202
Full length profile shot of an elderly couple dancing isolated on white background

Gratë e moshuara mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës me gjashtë minuta kërcim çdo javë.

Kërcimi nga toka ose nga ndonjë kuti u vë forcë të mjaftueshme dhe tendosje në këmbë e ije për të parandaluar dëmtimin e kockave që ndodh me moshën.

Dr Gallin Montgomery, nga Manchester Metropolitan University, i cili testoi ushtrimet në 14 gra në të pesëdhjetat e tyre, tha se “këto lëvizje janë vërtet të lehta dhe mund të realizohen në komoditetin e shtëpisë tuaj”.

Shpesh vetëm ecja nuk është e mjaftueshme për shëndetin e kockave dhe shpresojmë që kjo të inkurajojë më shumë gra të kryejnë ushtrime.

Efektet e ushtrimeve barazohen me një fitim prej rreth 2 për qind të dendësisë minerale të kockave në vit, gjë që mund të jetë e mjaftueshme për të shmangur osteoporozën. /Shqip.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here