Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vlerën e koeficientit 105 euro për pagat.
Sipas kësaj vlere, kryetari i Gjykatës Supreme do të paguhet tash e tutje me 1785 euro.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore do të paguhet 1396.5 euro, kryeprokurori do të ketë pagën 1785 euro, ndërkaq prokurori 1344.
Më poshtë e gjeni listën e pagave për juristët:
Kryetari i Gjykatës Supreme 1785 euro
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro
Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro
Kryeprokurori 1785 euro
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5 euro
Prokuror nga 1344 deri në 1260 euro
/GazetaSinjali/