Kapet në qendër të Prizrenit i kërkuari për drogë – Tenton të ikë, por arrestohet nga hetuesit civilë

0
277

Një tjetër i kërkuar nga drejtësia është vënë në pranga pas një aksioni të zhvilluar sot në qendër të Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë me dije se hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arrestuar një 34-vjeçar, i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës për veprën penale që lidhet me narkotikë.

I dyshuari, L.D., është lokalizuar nga njësia hetimore, por në momentin e ndërhyrjes ka tentuar të largohet me vrap, duke rezistuar ndaj arrestimit. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’iu shmangur ndalimit, zyrtarët policorë në rroba civile kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë.

Ai ishte i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Stacionin Policor dhe më pas në Qendrën Korrektuese për të vuajtur dënimin.

Gazeta Sinjali do të qëndrojë në kontakt me burimet për të sjellë zhvillime të mëtejshme lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here