Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar.
Rasti ka ndodhur në Zhur, të enjten në orën 09:45.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra (barna) me afat të skaduar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti i dorëzohet inspektoratit sanitar të AUV-it. /Telegrafi/