Në Suharekë është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.
I dyshuari është kapur në flagrancë, pasi i njëjti kishte tentuar të kryejë vjedhje në një market.
“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke tentuar të kryejë një vjedhje nga një market”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Si rrjedhojë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit./04 Online