Një person është arrestuar në Prizren pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.
Policia bën me dije se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte e vjedhur në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË / Rr.Kastriotët,Prizren 09.06.2022-20:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.