Në fshatin Bukoshë të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të pyllit.
I dyshuari është kapur në flagrancë duke prerë dru ilegalisht.
“Fsh. Bukosh, Suharekë 18.07.2023 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur në flagrancë duke prerë dru ilegalisht. I dyshuari është recidivist i rasteve të ngjashme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online