Kapet me drogë në Prizren, në xhepa iu gjetën marihuanë, kokainë dhe thikë

0
108
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në shitje dhe posedim të narkotikëve, pas një kontrolli të realizuar nga njësitë policore.

Ngjarja ka ndodhur më 17 mars rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ku është ndaluar Raif Miftari, rreth 26-vjeçar, teksa po lëvizte në këmbë.

Gjatë kontrollit trupor, policia i ka gjetur në posedim:

6 qese me marihuanë me peshë rreth 7.97 gram,

2 qese me kokainë me peshë rreth 0.30 gram,

si dhe një thikë me ngjyrë të zezë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, është kryer edhe kontroll në banesën e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë shtesë.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here