Kapet i dyshuari për vjedhjen e rëndë në Prizren, Policia e arreston në shtëpinë e tij

0
1561
Foto: Ilustrim

Raportimi i Sinjalit për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren dhe publikimi i fotografisë së personit të dyshuar, ka aktivizuar Policinë. Hajni që dyshohet për këtë rast, emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale, Fitim Musliu, tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme, Policia ka zbarkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku i njëjti është prangosur dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas hetimit të rastit dhe mbledhjes së informacioneve të para, është zbuluar se i 26-vjeçari i dyshuar ka vjedhur nga një kioskë cigare të ndryshme dhe para të gatshme, mbi 1 mijë euro.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet e momentit kur i dyshuari kryen vjedhjen duke hyrë nga dritarja e kioskës.

Detajet për një rast tjetër në të cilin është përfshirë Musliu, i gjeni në linkun e mëposhtëm./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here