Policia Rajonale e Prizrenit, në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 01 prill 2022, rreth orës 21:00, Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë tek antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht të Suharekës.
Pas pranimit të informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore t’i ndaloi në flagrancë të dyshuarit :
J. A.,i datëlindjes 1988 m/sh/k
R. A.,i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe
L. A.,i datëlindjes 1998
Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanëndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar:
Gjithsej tridhjetë (30),bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.
Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacioni policor ,janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë. Rasti është duke u hetuar thuhet në njoftim.