Kapen me elektroshokë, boksa të hekurit e shufra metali disa nxënës në Prizren

0
225
Foto: Ilustrim

Mbajtja e armëve nga qytetarët tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Aziz Tolaj’ në Prizren, ku gjatë një kontrolli që u zhvillua dje, drejtoresha e shkollës ka gjetur te disa nxënës mjete të rrezikshme.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kontrolli ka ardhur si pasojë e një ngatërrese mes të miturve një ditë më parë, e ku ishte përdorur edhe një elektroshok.

Gjatë kontrollit te nxënësit janë gjetur disa elektroshokë, tre boksa të hekurit dhe një shufër metalike.

Menjëherë pas kësaj, drejtoresha e shkollës ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale të gjitha mjetet e rrezikshme që u gjetën te nxënësit.

Po ashtu tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku në praninë e prindërve të tyre janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy nga të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe i dyshuari i tretë do të hetohet edhe për veprën penale ‘Sulm’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here