Kapaciteti dhe fuqia e sistemit raketor anti-tank OMTAS

0
76

Të dhënat nga faqja zyrtare e prodhuesit tregojnë se rrezja efektive arrin deri në 4 kilometra, që e vendos OMTAS në kategorinë e sistemeve kundërtank me rreze të mesme.

Gjatësia e raketës, sipas të dhënave, është 1.8 metra, ndërsa diametri 160 mm. Pesha totale (raketë + tub lëshimi): 35 kilogramë.

Tutje, të dhënat për këtë armatim tregojnë se ai mund të përdoret ditën, por edhe natën, pasi posedon IIR (Imaging Infra-Red Seeker).

OMTAS është i favorshëm të operojë edhe në kushte të pafavorshme atmosferike, që e bën një armë të dobishme në beteja.

Me këtë lloj sistemi, targeti që mund të synohet janë tanket dhe mjetet e lehta të blinduara.

“Raketa mund të përdoret në modalitetet ‘qëllo dhe harro’ ose ‘qëllo dhe përditëso’, dhe ofron aftësi kyçjeje para lëshimit ose kyçjeje pas lëshimit. Me aftësinë e saj të udhëzimit preciz dhe kokën e saj luftarake tandem që depërton në blindim, OMTAS siguron sulme efektive kundër kërcënimeve të blinduara” – thuhet në shpjegimet e prodhuesit për sistemin raketor anti-tank OMTAS.

https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122286851474011792?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here