Kosova është futur në krizë energjetike. Sot gjatë ditës reduktimet e energjisë vende-vende janë katër me dy në favor të dritës.
IndeksOnline ka pyetur qytetarë të komunave të ndryshme të cilët kanë njoftuar se sot kishte më shumë reduktime se ditëve të kaluara.
Ata kanë thënë se reduktimet gjatë ditës së sotme janë 4 me 2 në favor të dritës.
Mbrëmë Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, dje kishin arritur të sigurojnë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3./IndeksOnline