Kanosje dhe përdorim i armëve në Prizren, dy të arrestuar

0
222
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje dhe përdorim të armëve në lagjen “Brigada 126” të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur më 15 mars 2025, në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00 deri në 21:30, shkruan 04 Online.

Sipas hetimeve të para, të dyshuarit, shtetas kosovarë, akuzohen se kanë kërcënuar dy viktima meshkuj dhe kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka konfiskuar dy pistoleta të dyshuara të jenë me gaz dhe një granatë dore, e cila është tërhequr nga njësia e specializuar EOD.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë vendosur në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Rr. Brigada 126, Prizren / 15.03.2025-19:00-21:30.  Me 18.03.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur  dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar : dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here