Kanosi policin pas shqiptimit të gjobës në Prizren – arrestohet shoferi në “Kthesën e Buqës”

0
104
Foto: Ilustrim

Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Prizren, ku një shofer ka kanosur një zyrtar policor pasi ishte ndaluar dhe gjobitur për tejkalim të shpejtësisë. Burime të besueshme nga strukturat e sigurisë kanë bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është arrestuar menjëherë dhe më pas është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor 2025, rreth orës 16:00, në zonën e njohur si “Kthesa e Buqës” në Prizren, ku patrulla policore po zhvillonte një pikë kontrolli rutinë. Gjatë shqiptimit të gjobës për tejkalim të shpejtësisë, i ndaluari Meriton Tershnjaku rreth 34-vjeçar ka kanosur me fjalë ofenduese dhe kërcënuese zyrtarin policor.

Pas incidentit, patrulla ka ndërprerë kontrollin dhe është kthyer në Stacionin Policor të Dragashit, ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Stacionit Policor Dragash dhe Hetimet Rajonale, të cilat, pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, kanë inicuar rastin “Kanosje”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, Meriton Tershnjaku është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe deklarimet e të përfshirëve./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here