Kanosi policët në Prizren, arrestohet i dyshuari

0
322

Në rrugën “Remzi Ademaj” është arrestuar një person nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.

“Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here