Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë është arrestuar një person.
I dyshuari kishte kanosur zyrtarët policorë pasi i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion, shkruan 04 Online.
“Rr. Brigada 123, Suharekë, 10.08.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuar kosovar pasi që i njëjti pasi i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në komunikacion, i ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online