Kanosi përmes telefonit, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

0
265
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se një qytetar e ka informuar Policinë në Prizren, se më datën 02 shator 2021, kanosej përmes telefonit nga një person i dyshuar nga Republika e Shqipërisë.

Me datën 23.02.2022 në orën 08:45 të dyshuarit rastësisht takohen me vëllain e viktimës të cilin e kanosin. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, ku është arritur të ndalohet dhe të identifikohen të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren

Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së të dyshuarit dhe viktima kishin një mosmarrëveshje të mëhershme dhe për këtë shkak e kishin  kanosur viktimën me mesazhe telefonike.

Për këtë rast u ndaluan të dyshuarit:

A.S., i lindur në vitin 1992 m/sh/sh

J.S., i lindur në vitin 1996 m/sh/sh

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat  48 orësh, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here